×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    4 çajrat më të mirë qetësues për sistemin nervor

    FrontOnline
    13 Shtator 2021

    Çajrat bimorë kanë një efekt shumë terapeutik për shpirtin dhe mendjen që rëndom sulmohen nga ankthi, stresi apo edhe depresioni.

    Këto janë në nivele shumë të larta gjatë pandemisë së COVID-19 dhe për rrjedhojë, dalëngadalë na duhet të ngremë mekanizma mbrojtës për shëndetin mendor dhe sistemin tonë nervor.

    Ndër to mund të përmendim meditimin, aktivitetin fizik, leximin e një libri apo edhe rutina e të pirit një çaj bimor me efekt qetësues.

    Në këtë artikull do të merrni rekomandimet e AgroWeb.org për çajrat më të mirë bimorë që do ju ndihmojnë të mbroni mendjen.

    Çaj Kamomili

    Kamomili ka efekt qetësues dhe nxit gjumin.

    Të rriturit që kanë probleme me gjumin mund të konsumojnë 1 deri në 4 filxhanë çaj kamomili në ditë.

    Një filxhan çaj duhet pirë patjetër përpara se të bini për të fjetur.

    Nëse vuani nga stresi dhe ankthi, ekspertët rekomandojnë pirjen e dy deri në tre filxhanëve në ditë.

    Lulja e Sahatit

    Një nga përdorimet më të zakonshme të çajit ose ekstraktit të lules së sahatit në mjekësi është kundër pagjumësisë.

    Gjatë studimeve të kohëve të fundit, shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumi i dozave të vogla të çajit të lules së sahatit përmirëson humorin dhe zbut dhimbjet e kokës.

    Ju mund të pini një filxhan në mbrëmje për qetësim e gjumë të qetë.

    Çaji i Tërshërës

    Çaji nga kashta e tërshërës që mblidhet pak para celjes së luleve është ndër më të mirët sepse përmban vitaminat e kompleksit B,  vitaminat A e C .

    Ai rekomandohet shumë për qetësim të nervave dhe kundër stresit.

    Mund të pini 1-2 filxhanë në ditë.

    Çaji i Lulekuqes

    Lulëkuqja ishte një nga lulet më të preferuara të Venusit, perëndeshës romake të bukurisë dhe dashurisë.

    Prej shekujsh lulekuqet janë pranuar si simbol i qetësisë, gjumit dhe paqes.

    Por lulet e vogla të kuqe prodhojnë edhe fara të ngrënshme që janë të mbushura plot me minerale, substanca të shëndetshme, por edhe me alkoloidë që nëse merren në doza të mëdha mund të kenë efekte të forta.

    Bima e lulëkuqes mund të përdoret edhe për çaj i cili shërben më së miri jo vetëm kundër ankthit dhe pagjumësisë por edhe për shëndetin në përgjithësi.

    Ekspertët paralajmërojnë se ky çaj nuk duhet konsumuar nëse jeni shtatzënë ose përdorni ilaçe kundër depresionit./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Edward Joseph, mendon se SHBA dhe BE duhet të...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se sot kanë festuar 112-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë,...
    Vip27 Nëntor 2024
    E tërhequr për më shumë se një vit nga paraqitjet publike, Fjolla Morina është rikthyer me rrëfimin e saj, për përjetimet e...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti shtroi drekë për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier dhe...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaron se Suhareka i tha“po” ndryshimit që po troket në dyert e Kosovës, pas tubimit që mbajti...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.