Ka përfunduar intervistimi i Kadri Shalës, pronarit të kompanisë “LDA Group”, ku dyshohet se janë transferuar 2.1 milionë euro nga Thesari i shtetit.
Atij, Prokuroria, i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve.
Lajmin e konfirmuar avokati i tij Osman Hoxha.
“Sot dikun rreth ores 12:45 minuta jemi paraqitë. Sjellja ka qenë korrekte. Janë respektu të drejtat, liritë e klientit tim… Të njëjtit, sapo përfunduam intervistën, iu konfirmua se Prokuroria Speciale ka lëshuar udhër për paraburgim për 48 orë. Prokuroria ka vendosur për këtë masë. Ne do ta respektojmë atë”, ka thënë Hoxha.