Në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar 39 aksidente në trafik.
7 nga aksidentet kanë qenë me të lënduar, ndërsa 32 me dëme materiale.
Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe ka shqiptuar gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Kësisoj ajo ka shqiptuar 1 mijë e 106 gjoba.
Vit pas viti mijëra aksidente në trafik shkaktohen në Kosovë, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.
Shkaktarë të aksidenteve janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i shenjave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe vozitja nën ndikimin e alkoolit./FrontOnline/