Koronavirusi nuk po i kursen as moshat e reja në Kosovë. Në raportin 24-orësh të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik njoftohet për një vdekje nga COVID-19 në Prishtinë. E bëhet fjalë për një 38-vjeçar nga Prishtina.
Në 11 vdekjet e raportuara sot nga COVID-19 në Kosovë jepen shifra edhe të personave që janë në moshë të re e që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Në vazhdim gjeni moshat e 11 personave për të cilët shteti njoftoi se vdiqën nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).