Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në Drenas, një lexues i Gazetës Express raporton se në aksident është përfshirë edhe vetura e nuses.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
Policia tha për Gazetën Express se bëhet fjalë “për një aksident të vogël”.
Teksa nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky aksident, si pasojë e të cilit janë shkaktuar kolona të gjata.