-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    37 foshnja të braktisura gjatë vitit të kaluar

    FrontOnline
    22 Prill 2025

    Braktisja e foshnjave të porsalindura në spitale të Kosovës, është dukuri në rritje viteve të fundit. Nga janari e deri në prill të këtij viti, janë braktisur 5 fëmijë të porsalindur.

    Të qarat e tyre dëgjohen në hyrje në Klinikën e Nonatologjisë në QKUK. Zërat e tyre të njomë i dëgjojnë të gjithë që janë aty, përveç prindërve të cilët i braktisën, sapo erdhën në jetë. Nga raportimi i Qendrave për Punë Sociale komunale të vendit, nga muaji janar deri në muajin prill 2025, rezulton të jenë braktisur 5 foshnje. Sipas QPS-ve, në të shumtën e rasteve, arsyet që kryesisht çojnë në braktisjen e fëmijëve, ka të bëjë me lindjen e fëmijëve jashtëmartesor, ku nënat e reja nuk gjejnë përkrahje nga familjet e tyre apo edhe nga partneri. Ndërsa, Luan Morina, drejtor i Klinikës së Neonatologjisë, i tha Radio Kosovës së aktualisht në klinikën e tyre i kanë dy foshnja të braktisura.

    “Edhe këtë vit sikurse viteve të tjera kemi raste të braktisjes se foshnjave të porsalindura nga ana e prindërve të cilët janë deklaruar që fëmijët e tyre nuk i marrin dhe heqin dorë nga përkujdesja e foshnjës. Fenomeni i braktisjes së foshnjave, është mjaft shqetësues, sepse vite me radhë e kemi të pranishëm këtë fenomen të tillë të heqjes dorë nga përkujdesja  prindërore. Aktualisht kemi dy foshnje të braktisura në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK. Ndërsa për sa i përket aspektit shëndetësor dhe rutinor për këto foshnje, përkujdesët stafi i klinikë”, ka thënë Morina.

    Ndër arsyet kryesore që prindërit i braktisin fëmijët e tyre, sipas punëtores sociale në Repartin e Gjinekologjisë në QKUK, Hafize Hamza-Geci, është gjendja e rëndë socio-ekonomike, shtatzënitë  e pa dëshiruara si dhe mungesa e vullnetit të partnerit për të marrë përgjegjësi për një fëmijë jashtëmartesor ose pas ndarjes së një çifti.

    “Prindërit biologjikë  zakonisht i braktisin dhe i neglizhojnë fëmijët e tyre dhe i injorojnë totalisht nevojat e tyre themelore. Braktisja e foshnjave ndodh zakonisht te lidhjet jashtë martesore, ku baballarët i braktisin ende pa lindur fëmijët e tyre, kurse nënat pas lindjes”, ka thënë Geci.

    Vetëm gjatë vitit të kaluar, nga prindërit janë braktisur 37 foshnja, ku prej tyre 22 foshnje më ndihmën e Qendrave për Punë Sociale, kanë pasur bashkim familjar me njërin prindër të tyre biologjikë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.