×
  • Lajme
  • Lajme

    36 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Sot janë bëhen 36 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë.

    Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.

    Nga 190 delegatët e pranishëm në Kuvend, disa prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, kishin votuar kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

    Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

    Në demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe me kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës, ranë rreth 30 dëshmorë, qindra u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me burg.

    E tërë fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në Fushë Kosovë, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, ku edhe fillon ardhja në pushtet e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq./RTK

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Lëvizja Vetëvendosje (VV) ka prezantuar një video përmbledhëse që përmbledh arritjet dhe sukseset e mandatit katërvjeçar të Qeverisë Kurti. Ky mandat është...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë varreve të të rënëve në masakrën e Brestocit të vitit 1999. Bëhet e...
    Lajme25 Mars 2025
    Pa deklaruar synimet e saj të ardhshme, Vjosa Osmani po hyn në vitin e fundit të mandatit të saj si presidente, ndërsa...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    “Ibrahim Rugova është, në vlerësimin tim, një gjeni shqiptar në politikën evropiane dhe në politikën botërore. Është një gjeni i papërsëritshëm”, tha...
    Lajme25 Mars 2025
    Pavarësisht nga paralajmërimet për një rritje të mundshme të tarifave të energjisë elektrike deri në 15%, zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku dhe...
    Lajme25 Mars 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për një video të shpërndarë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila në një klip të publikuar...
    Lajme25 Mars 2025
    Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq kundërshtoi pyetjet e prokurorit James Pace lidhur me një takim që dëshmitari Naim Maloku ka pasur...
    Lajme25 Mars 2025
    Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar rreth një video që e ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me qeverisjen...
    Sport25 Mars 2025
    Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter dhe ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, u liruan të dy nga akuzat për korrupsion nga një gjykatë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.