Një britanik pranoi se kishte abuzuar seksualisht me rreth 100 djem të moshës nga 4 deri 14 vjeçare derisa policia dyshon se kjo shifër mund të shkojë deri në pesë mijë fëmijë anembanë botës.
Agjencia Kombëtare Britanike e Krimit ka njoftuar se Davis Wilson përmes rrjeteve sociale kishte kontaktuar viktimat në Britani të Madhe, SHBA dhe Australi.
36-vjeçari u dërgoi fotografi të grave të reja viktimave të tij që i gjeti në internet në këmbim të fotografive dhe regjistrimeve të tyre.
Sipas reuters, britaniku pranoi fajësinë për 96 vepra, 51 kundër djemve të moshës deri në 14-vjeç. Ai mësohet se kishte abuzuar me të miturit duke u kërkuar të abuzonin me vëllezërit ose miqtë e tyre më të vegjël.