×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    35,6 milionë euro dëme u paguan vetëm për 6 muaj

    FrontOnline
    06 Shtator 2023

    Gjatë periudhës janar-qershor 2023 kompanitë e sigurimeve si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit në emër të dëmeve për palët e dëmtuara kanë paguar hiç më pakë se 35,6 milionë euro, nga 27,8 sa ishte gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Krahasuar me përqindja, pagesa e dëmeve gjatë periudhës janar-qershor 2023 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rrit për më shume se 28 %

    Pagesë rekorde e dëmeve për palë të dëmtuara ka ndodh gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti nga kompanitë e sigurimeve, por edhe nga Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS). Viteve të fundit si trajtimi i dëmeve, ashtu edhe kompensimi i tyre është duke u bërë në një afat rekord. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se vetëm gjatë kësaj periudhe janë paguar hiç më pakë se pakë se 35,6 milionë euro, nga 27,8 milionë euro sa ishte gjatë periudhës së njëjtë të vitit paraprak. Krahasuar me përqindja, pagesa e dëmeve gjatë periudhës janar-qershor 2023 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rrit për më shumë se 28 %. Valon Berisha, drejtor Financiar në Byronë Kosovare të Sigurimit (BKS) tregon për iSIGURIME se pagesa e dëmeve është duke u bere në afat të shpejt kohor. Më tutje drejtori Berisha ka treguar se asnjëherë më parë, si trajtimi i dëmeve, ashtu edhe kompensimi po behet shumë shpejt. “Siç e kam thënë edhe më herët me ardhjen e menaxhmentit  të ri trajtimi i dëmeve dhe kompensimit  në BKS behet në afat kohore rekorde. Një gjë e tillë po ndodh edhe nëpër kompani të sigurimit, ku trajtimi dhe kompensimi po behën shumë shpejt. Çdo ditë numri i lendeve që shkojnë në gjykatë nga palët e pakënaqura është duke rënë në masë të madhe” ka thënë më tutje drejtori Berisha.

    Pagesa në katër vitet e fundit

    Gjithnjë bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se deri në muajin qershor të këtij viti kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja në emër të pagesës së dëmeve për palët e dëmtuara kanë paguara hiç më pakë se 35.6 milionë euro, nga 27,8 sa ishte në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. PO ashtu, bazuar gjithnjë në të dhëna zyrtare shihet se gjatë periudhës janart-qershor të vitit 2021 në emër të dëmeve janë paguar 21,6 milionë euro, deri sa në periudhën janar-qershor 2020 në emër të pagesës së dëmeve për palët e dëmtuara janë paguar 21 milionë euro.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Artikull i Sponsoruar09 Janar 2025
    BKT Kosova, si një nga bankat më të mëdha komerciale në tregun e Kosovës, lanson produktin e saj të ri të gjelbër...
    Të tjera
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një lokal në Malishevë dhe e ka lënduar një...
    Lajme11 Janar 2025
    Dy persona janë raportuar të zhdukur gjatë ditës së djeshme në polici. Një burrë në Ferizaj ka thënë se mbesa e tij...
    Lajme11 Janar 2025
    Një person është arrestuar pasi të premten në terminalin doganor në Fushë Kosovë i kishte këputur litari i metaltë një kamioni, i...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Ka shkuar në 11 numri i të vdekurve nga zjarri që ka shpërthyer në Los Angeles të ShBA-së. Në një përditësim të...
    Lajme11 Janar 2025
    Njohësi i politikës së jashtme, Dritëro Arifi,për FrontOnline ka komentuar premtimet e partive politike lidhur me diplomacinë e Kosovës, duke theksuar se...
    Lajme11 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kanosur kryeministrin Albin Kurti para disa ditësh. Policia tha...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.