
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të dielë një aksion të qeverisë në lidhje me goditjen e informalitetit të biznesve, ku kësaj here gjoba ka qenë e konsiderueshme në drejtim të biznesit që ka shkelur ligjin dhe rregullat.
Autoritetet tatimore kanë vendosur një gjobë prej 350 mijë eurosh ndaj një biznesi në Porto Romano të Durrësit, ku rezultonte se një sasi prej 233 mijë litrash karburant ishte i padeklaruar në shtet.