Në 35-vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, një delegacion i Partisë Demokratike të Kosovës bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.
Përmes një postimi në Facebook, kjo parti thotë se ‘akti heroik i flijimit të Afrimit dhe Fahriut në ballafaqim me forcat policore serbe, u kthye në burim frymëzimi në vazhdimin e luftës për liri dhe pavarësi për brezat pasues të atdhetarëve, në realizimin e idealeve të popullit tonë’.
“E përjetshme është lavdia për Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun!”, shkruhet në postim.