×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    35-vjeçari merret peng, por 3 autorët e lënë në rrugë pas presionit të policisë

    FrontOnline
    03 Prill 2025

    Një 35-vjeçar është marrë peng në Lezhë dhe më pas është liruar nga autorët, teksa janë gjendur në presion pas kontrolleve nga policia.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 të kësaj të enjteje në parkimin e makinave të një lokali në rrugën Lezhë-Milot.

    Policia dyshon se gjatë një konflikti fizik, tre persona kanë dhunuar dhe marrë me forcë në automjet 35-vjeçarin Dod.Gjoka.

    Pasi kanë marrë njoftim, policia thotë se ka ngritur pika kontrolli në perimetrin rrethues dhe në akset lidhëse. Ndërkohë uniformat blu kanë identifikuar tre autorët, të cilët janë shpallur në kërkim.

    “Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Lezhës kanë ngritur pika kontrolli në perimetrin rrethues dhe në akset lidhëse, me qëllim kapjen e autorëve, të cilët janë identifikuar nga Policia, konkretisht shtetasit K. P., B. V. dhe Xh. E., të tre banues në fshatin Tresh. Gjithashtu, u ngritën pika kontrolli në akset rrugore drejt Tiranës, Shkodër dhe Kukësit”, njoftoi policia.

    Si rezultat i këtij reagimi dhe të gjendur nën presionin e kontrolleve, autorët dyshohet se e kanë zbritur nga automjeti 35-vjeçarin, i cili ndodhet aktualisht në spitalin e Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Muhamet Mjeshtri ka lindur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por prindërit e tij janë nga Dibra – babai...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Qeveria e Kinës thotë se do të “luftojë deri në fund” nëse SHBA vazhdon të përshkallëzojë luftën tregtare. Qeveria e Kinës thotë...
    Bota/Rajoni08 Prill 2025
    Liderët e Bashkimit Evropian do ta shqyrtojnë vendosjen e tarifave prej 25 për qind ndaj një sërë importesh nga Shtetet e Bashkuara,...
    Të tjera
    Lajme08 Prill 2025
    Anëtarja e kryesisë në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se qytetarët e Kosovës e meritojnë një kërkimfalje publike nga kreu i Vetëvendosjes, Albin...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se nuk do të lejojnë që qeveria të vendoset në pozicion...
    Lajme08 Prill 2025
    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili, ka thënë se sikur partia e saj të shkonte në takimin e thirrur nga kryetari i LVV-së,...
    Lajme08 Prill 2025
    Kryetarja e partisë ‘Alternativa’, Mimoza Kusari-Lila, në emisionin CONTEXT në ATV, ka komentuar refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të...
    Lajme08 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Prokurorisë për të mos kërkuar paraburgim për 12 serbët e...
    Lajme08 Prill 2025
    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Dobrushë të Istogut. Kështu tha për media...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.