Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 35 viktima nga Coronavirusi si dhe 387 raste pozitive ndaj virusit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në vend është rritur në 1.546, ndërsa ai i rasteve të konfirmuara me këtë virus në 55.127.
Aktualisht numri aktiv i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është 20.687.
Autoritetet shëndetësore të vendit gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 1.176 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer gjithsej 313.519.
Numri i pacientëve të shëruar nga Coronavirusi në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në 32.894, përfshirë 528 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.