Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar 3 raste të reja me COVID-19.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.
Deri tani në Komunën e Malishevës janë regjistruar 872 raste të infektuara me koronavirus, 47 persona kanë vdekur ndërsa 35 janë shëruar.
“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 872 raste, prej tyre 790 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 35 raste”, thuhet nga Komuna e Malishevës.