×
  • Lajme
  • Lajme

    34 raste të reja me Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në FB ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar 34 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 19 persona.

    Ky është njoftimi i shkurtër i tij:

    Ndërsa gjatë 24- orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me Covidin-19, ndërsa pozitivë kanë rezultuar 34!

    Bashkë për një rajon të shëndetëshëm.

    Njoftimi i IKSHPK-së: 

    122 TË SHËRUAR DHE 34 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 483 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 34 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive – QKUK, 1 rast nga spitali rajonal Gjilan dhe 1 rast nga spitali rajonal Prizren). Numri total i rasteve pozitive është 15.889 raste nga 71.356 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 635 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.051 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.203. Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Prizren, Rahovec dhe Skenderaj. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

    Nga Rubrika
    Lajme07 Janar 2025
    Për të mërkurën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit, të ketë kohë pas kohe reshje lokale...
    Lajme07 Janar 2025
    Në shkollat e kryeqytetit nuk do të ketë më ndërrim të tretë. Kështu ka deklaruar Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës,...
    Lajme07 Janar 2025
    Profesori universitar, Bujar Dugolli, nuk sheh prishje të raporteve Kosovë-SHBA. Ai në Pressing në T7 tha se mosmarrëveshje mes dy vendeve ka...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Shitësi Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren në natën e ndërrimit të motmoteve, u dërgua...
    Vip07 Janar 2025
    Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot...
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.