Një person ka vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Kosovë. Të hënën, nga testimi i 702 mostrave, 68 kanë rezultuar pozitive, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 33 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.368 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.231”, thuhet në njoftim të IKSHP-së.