×
  • Lajme
  • Lajme

    329 lëndë të korrupsionit nga 646 u trajtuan nga prokuroritë vitin e kaluar

    FrontOnline
    08 Prill 2021

    Nga 646 lëndë të korrupsionit sa ishin gjatë vitit 2020-të në prokuroritë e Kosovës, vetëm 329 prej tyre është arritur që të trajtohen.

    Kurse 317 lëndë që kanë ngelur pa u trajtuar janë bartur në vitin 2021,Kështu u tha në konferencën e Lëvizjes FOL, në publikimin e raportit “Performanca e Prokurorisë në Luftën Kundër Korrupsionit 2020”.

    Albana Hasani nga Lëvizja FOL theksoi se është shqetësuese bartja e lëndëve.

    “Norma e zgjidhjes së lëndëve të korrupsionit në të gjitha prokuroritë e Kosovës për vitin 2020 rezulton të jetë 87 përqind që nënkupton se numri i lëndëve të zgjidhura gjatë kësaj periudhe ishte më e ulët se numri i lëndëve të reja të pranuara gjatë vitit”, tha ajo.
    Sipas saj, kohëzgjatja e përfundimit të të gjitha lëndëve që janë bartur në vitin 2021 do të jetë 354 ditë.Hasani tregoi edhe se Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka rezultatin më të ulët, dhe se nga 100 lëndë ka arritur që t’i trajtojë vetëm 17 prej tyre.
    “Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka rezultatet më të ulët. E cila nga 100 lëndë ka arritur të trajtojë vetëm 17 prej tyre”, tha ajo.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Dyshohet se rreth orës 02:30 të mëngjesit është rrahur brutalisht ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Burimet e Dukagjinit bëjnë të ditur...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, është raportuar se u sulmua brutalisht mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës. Drejtori i Institutit “Octopus”...
    Lajme13 Tetor 2024
    Rreziku nga kafshimi prej qenve endacakë është shqetësues. Kështu po konsiderojnë asamblistët e opozitës në Komunën e Prishtinës. Ata thanë se të...
    Të tjera
    Sport13 Tetor 2024
    Dita e diel për adhuruesit e basketbollit do të jetë e mbushur me plot emocione. Dy ndeshje tejet interesante do të jenë...
    Lajme13 Tetor 2024
    Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth qeverisjes aktuale të kësaj komune. Ai pati...
    Lajme13 Tetor 2024
    Pas Mynihut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, u mirëpritën...
    Lajme13 Tetor 2024
    Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri ka thënë se ka shumë probleme në këtë qytet, e...
    Lajme13 Tetor 2024
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka thënë se një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet...
    Sport13 Tetor 2024
    Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka folur pas humbjes ndaj Serbisë 2:0 në Ligën e Kombeve. Yakin u shpreh i pakënaqur, teksa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.