Vazhdon të rritet numri i infektimeve në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë njofton për 327 raste të reja, numri më i lartë që nga nisja e pandemisë.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar numrin e përgjithshëm në 518, raporton Ora News.
Sa i përket të shëruarve, në 24 orët e fundit 57 pacientë kanë lënë spitalet Covid, por ajo që shqetëson më shumë është tejmbushja e tyre.
Aktualisht, në spitalet Covid në vend janë të shtruar 293 pacientë.
Nga nisja e pandemisë, Shqipëria numëron në total 21,202 raste infektimesh, nga të cilat 11,246 janë ende aktivë.
COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 327
Të shëruar ne 24 orë 57
Të shtruar në spitale 293
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1472
Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,202
Raste të shëruara 11,246
Raste Aktive 9,438