×
  • Lajme
  • Lajme

    32-vjeçari nga Prishtina tenton t’i shmanget për një orë arrestimit, i kërcënoi policët me armë

    FrontOnline
    18 Mars 2021

    Një 32-vjeçar është arrestuar sot në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, pasi dyshohet për dhunë në familje dhe kanosje.

    32-vjeçari ka tentuar t’i shmanget arrestimit duke i kërcënuar policët me armë. Arrestimi i tij nga zyrtarët policorë është bërë për rreth një orë.

    Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

    Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një rast të dhunës në familje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.  Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat fillimisht kanë bërë sigurinë e plotë të familjarëve, pasi që personi i dyshuar (i armatosur ) kishe sjellje agresive”, ka thënë Ahmeti.

    Ajo thotë se pasi është arrestuar K.M, është sekuestruar edhe një armë zjarri.

    “I dyshuari : K.M. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka tentuar që duke kërcënuar me armë zyrtarët policorë t’i shmanget arrestimit. Mirëpo, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, pas negociimit të gjatë profesional (rreth një orë) me personin e dyshuar, ka arritur të arrestoj të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri.

    Në vendin e ngjarjes po vazhdon kontrolli dhe ekzaminimet e nevojshme policore, ndërkohë që në koordinim të ngushë me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e mëtejme”, thotë Ahmeti.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e gjeneralit amerikan në pension, Wesley Clark, i cili dje tha se është i...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka pritur në takim ekipin nga Banka Botërore që udhëhiqej nga Drejtori Rajonal për Evropën dhe Azinë Qendrore, Asad...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Klinë.
    Të tjera
    Vip14 Nëntor 2024
    Diana dhe Arioni janë treguar romantikë gjatë ditës së sotme. Madje situata mes tyre duket sikur u nxeh për një moment, transmeton...
    Sport14 Nëntor 2024
    Selektori Mircea Lucescu dhe futbollisti Vali Mihăilă kanë mbajtur sot konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme me Kosovën. Futbollisti i Parmës...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Një paralajmërim moti është lëshuar për disa pjesë të Spanjës, ndërsa vendi ende vlerëson dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e fundit. Bëhet...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Tre persona kanë pësuar lëndime trupore në aksidentin që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Partia Socialdemokrate (PSD), ka zhvilluar sot një aksion ku ka vendosur mbishkrimin “po pritoj me fol për autostradë” duke iu refuar ministrit...
    Lajme14 Nëntor 2024
    21 vjeçari nga Malisheva, Rilind Thaqi, ka mbetur i vdekur pas një aksidenti tragjik të ndodhur në mesnatën mes të mërkurës dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.