32 vdekje janë regjistruar prej, 4 deri me 22 nëntor, në Prishtinë.
Për datën 1,2 dhe 3 nëntor Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nuk ka dhënë detaje konkrete për komunat ku ndodhën vdekjet, shkruan Front Online.
Është mjaftuar duke treguar vetëm numrin e përgjithshëm të vdekjeve në krejt territorin e Kosovës.
Prishtina është njëra nga 18 komunat që bëjnë pjesë në zonën e kuqe, ku rreziku i infektimit me virus është i lartë.