×
  • Lajme
  • Lajme

    32 kandidatë kanë aplikuar për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit

    FrontOnline
    27 Nëntor 2024

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka shpallur konkurs të brendshëm për gjashtë pozita për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, tri prej të cilave janë të rezervuara për komunitetet. Për këto pozita kanë aplikuar 32 gjyqtarë.

    Kandidatët për gjashtë pozita për gjyqtarë në Apel, janë: Adnan Kamberi, Ali Kutllovci, Alajdin Tërshnjaku, Anita Krasniqi-Prenaj, Arben Hoti, Artan Sejrani, Arben Xheladini, Atdhe Berisha, Besnik Shala, Boban Aleksiq, Edije Sezairi, Fatime Dermaku, Gzim Shehu, Gzim Ademi, Ivana Milenkoviq, Jeton Bytyqi, Kujtim Krasniqi, Labinot Zeka, Lindita Berisha, Liridona Haziri-Mustafa, Lirije Maksutaj, Lela Petkoviq, Luljeta Maxhuni, Lutfi Shala, Magdalena Miloseviq, Mentor Hajra, Mixhen Kastrati, Rilind Sermaxhaj, Skender Shala, Shaban Shala, Valon Kurtaj dhe Violeta Namani.

    Lista e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret për të aplikuar për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit u bë e ditur për “Betimi për Drejtësi” përmes një përgjigje nga zëdhënësja për informim me publikun, Aishe Qorraj-Berisha.

    KGjK kishte marrë vendim më 19 korrik 2024 për të shpallur konkursin në fjalë.

    Komisioni pranë të cilit do të zhvillohen intervistat me gojë, kryesohet nga Valon Totaj- kryetar i Gjykatës së Apelit, Qerim Ademaj, Drita Rexhaj, Ahmet Imami dhe Agim Maliqi- anëtarë, si dhe Bashkim Hyseni dhe Arjeta Sadiku anëtarë rezervë.

    Intervistat me gojë planifikohen të nisin më 9 dhjetor 2024.

    “Intervistat për kandidatët e interesuar për pozitat e shpallura me konkurse, do të mbahen nga data: 09 dhjetor 2024 duke filluar nga ora 09:00, në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në ftesën që KGjK-ja ka dërguar monitorim të procesit.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Nëntor 2024
    KESCO njofton se ka filluar të zbatojë sistemin e ri të rikyçjes automatike për konsumatorët që kanë pasur ndërprerje të furnizimit me...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) si një ushtri të një shteti demokratik dhe paqësor,...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në partneritet me IHS Project dhe AQH Project ndau sot çmimet për raportimin e përgjegjshëm rreth...
    Të tjera
    Lajme27 Nëntor 2024
    Një person është arrestuar sot nga policia në Prishtinë, pasi dyshohet për mashtrim me dokumente false. Rasti ishte raportuar që në mars,...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila aktualisht po qëndron për vizitë zyrtare në Kolumbi, e ka uruar Ditën e Forcës. Në...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Bashkimi Europian nuk e ka konfirmuar takimin në nivel të kryenegociatorëve mes Kosovës dhe Serbisë për në dhjetor. Në një përgjigje për...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave të dyshuar për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve”. “Prokuroria Speciale...
    Lajme27 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt në të cilën u morën disa vendime, transmeton FrontOnline. Në këtë mbledhje të...
    Vip27 Nëntor 2024
    Ka vazhduar edhe më tej përplasja mes Arionit, Xhenetës dhe Gresës. Xheneta i tha Arionit që është banori më i kotë brenda...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.