×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    31-vjeçari humbi jetën në punë, procedohet administratori i kompanisë së internetit

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal ndaj administratorit të një kompanie interneti, pasi një punonjës 31-vjeçar humbi jetën ditën e hënë, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës.

    Sipas burimeve nga uniformat blu, administratori i kompanisë, shtetasi O.K., 43 vjeç, akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë. Materialet e hetimit janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për të vazhduar me procedurat e mëtejshme, raporton Euronews.al.

    “Në vijim të informacionit të dhënë paraprakisht ditën e djeshme lidhur me shtetasin A.S., 31 vjeç, i cili humbi jetën pasi dyshohet të ketë rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për instalimin e një linje interneti, njoftojmë se, pas hetimeve të kryera nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, materialet janë referuar në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë’ ndaj administratorit të kompanisë, shtetasit O.K., 43 vjeç, banues në Peshkopi,” thuhet në njoftimin e policisë

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Njoftimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, më 2 prill, për rritjen e tarifave në shkallën më të lartë në...
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Më shumë se 600 njerëz në provincën veriperëndimore të Kocaelit u shtruan në spital këtë javë me simptoma të helmimit nga ushqimi...
    Bota/Rajoni04 Prill 2025
    Të gjithë e kujtojmë ditën e inaugurimit të Donald Trump, më 20 janar, kur disa nga njerëzit më të pasur në botë...
    Të tjera
    Kronika05 Prill 2025
    Një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete dje në banesën e tij në Prishtinë. Në raportin 24-orësh të policisë sot thuhet...
    Lajme05 Prill 2025
    Sindikalisti Ali Sefaj është shprehur për “Front Online” se presin një numër të madh pjesëmarrësish në protestën e sotme. Ai theksoi se...
    Vip05 Prill 2025
    Këngëtari i njohur Luiz Ejlli është mjaftë i kërkuar në mbrëmje muzikore. Por me veprimin e fundit ka rrëmbyer vëmendjen e mijëra...
    Opinione05 Prill 2025
    Nga Medlir Mema: Në një kohë kur ekonomia globale është më e ndërlidhur se kurrë, proteksionizmi mund të duket si një strategji...
    Lifestyle05 Prill 2025
    Dashi Parashikohet një ditë mjaft interesante dhe pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Këshillohet që të mos i lini mundësitë që...
    Vip05 Prill 2025
    Samanta Karavella, e njohur për natyrën e saj të rezervuar, së fundmi ka ndarë lajmin e bukur me ndjekësit. Ajo është bërë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.