Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitiv me coronavirus 301 persona.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësis, Armend Zemaj, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”.
Ai ka thënë se janë bërë 2325 testime.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sot kemi numrin më të madh të testimeve, 2325. Nga këto mostra, 301 kanë rezultuar pozitiv, me normë pozitiviteti 12.9%.
Kërkoj nga secili që ta ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit dhe shëndetin publik, sepse, ngarkesat në spitale janë rrezik i shtuar edhe për profesionistët për të ofruar përkujdesje, edhe për pacientët dhe familjet të cilat presin përkujdesje cilësore shëndetësore.
Ju bëj ftesë të gjithë qytetarëve t’i zbatojnë rekomandimet për luftimin e Covid 19. Bashkë ia dalim!
Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!