V.D, 30 vjeçar nga Suedia është dërguar në vuajtje të dënimit për veprën penale ‘vjedhje të rëndë’.
Policia ka njoftuar se 30-vjeçari është arrestuar nga zyrtarë të stacionit policor të Fushë Kosovës, të cilët kanë qenë duke u marrë me një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në një lokal.
Pas verifikimit të personit të dyshuar, në të dhënat zyrtare i njëjti ka rezultuar se kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, për veprën vjedhje e rëndë./Front Online