×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    30 vite prej rrëzimit të murit të Berlinit që dërgoi në bashkimin e Gjermanisë

    FrontOnline
    03 Nëntor 2019

    Nëntori shënon 30 vjetorin e shembjes së murit të Berlinit. Rrëzimi i tij i dha fund ndarjes së Berlinit dhe simbolizon çlirimin e Gjermanisë Lindore dhe fundin e udhëheqjes sovjetike komuniste nga Evropa Lindore.

    Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Charles Maynes, muri, ndonëse i rrëzuar, ka lënë gjurmët e veta në jetën e Gjermanisë, transmeton VoA.

    Ky është momenti më mbresëlënës dhe plotë shpresë në shekullin e 20-të.

    Këto pamje, frymëzuan botën, ndërsa i dhanë drejtim të ri jetës në Berlin.

    “Shumë njerëz erdhën nga lindja në perëndim.. ndërsa ne shkonim në drejtim të kundërt”, thotë Florian Schmidt, banor i Berlinit.

    Në atë kohë, Florian Schmidt ishte student në Berlinin Perëndimor. Ai ishte në mesin e mijëra gjermanëve që ndihmuan atë natë në rrëzimin e murit, duke e çuar Evropën në një tjetër drejtim.

    “Atë moment e kalova me adrenalinë dhe zemërim… ditë më vonë kuptova sa historik ishte ky moment. Asgjë nuk ishte njësoj”, thotë ai.

    Copëzat e murit hutojnë vizitorët, nëse janë në lindje apo perëndim.

    Historia vazhdon frymëzimin, sikur edhe kjo pllakë përkujtimore e revolucionit paqësor, që kujton ata që humbën jetën para se të vinte paqja.

    “Kur vjen këtu e kupton se sa vend i dashur dhe paqësor është. Por kjo na kujton atë që ndodhi. Shpresoj të mos ndodhi më”, tha një vizitore e kompleksit.

    Ana e errët e jetës nën komunizëm në Gjermaninë Lindore, nuk është harruar.

    Muzeu i Stasit në Berlin, dëshmon torturat dhe frikën e mbjellur nga policia sekrete.

    “Gjithmonë kishe ndjesinë se po të vëzhgonin. Ishte një regjim tejet shtypës”, tha Anneka, vizitore e muzeut.

    Rritja e interesimit për të mësuar se ishte të jetosh në atë kohë mund të jetë nostalgji ose kuriozitet.

    Në një muze tjetër, vizitorët mund të ngasin virtualisht një makinë të asaj kohe, të shohin nga afër një banesë të asaj kohe ose të qeshin me batuta të jetës nën komunizëm.

    “Me gjithë anët serioze dhe negative, edhe nën diktaturën socialize kishte jetë normale. Njerëzit ishin mësuar me atë mënyrë jetese. Kishin jetë të mirë, nuk përjetonin shtypje çdo ditë. Ishin pakicë e rëndësishme, historia e të cilës duhet treguar”, thotë Vanessa Lemke nga muzeu GDR.

    30 vite pas rrëzimit të murit, Berlini është i bashkuar por banorët e Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore janë ende të huaj.

    “Ende vazhdojnë përçmime mes gjermanëve lindorë dhe perëndimorë apo evropianëve lindorë dhe perendimorë. Megjithë përpjekjet e mëdha që janë bërë, ende trajtohen si evropianë ose gjermanë të klasës së dytë”, thotë Joerg Forbrig nga Fondi amerikan i Marshallit gjerman.

    Anketat e fundit tregojnë se 53 për qind e gjermanëve besojnë se demokracia është në rrezik, si rezultat i rritjes së nacionalizmit në lindje të vendit. Besimi në qeveri i banorëve të lindjes po lëkundet poashtu, si pasqyrë e të ardhmes ekonomike.

    Gjithçka lidhet me atë momentin e vitit 1989, pas festës, pastrimi zgjati shumë dhe ishte i vështirë.

    Ata që e përjetuan atë moment, e pranojnë se përkundër disa gabimeve, gjermanët morën vendimin e duhur.

    “Kur mendon se si ishte atëherë, e kupton se ishte hap që duhej bërë. Ishte 100 për qind i drejtë. Disa gjëra u bënë gabim por fundi ishte i drejtë”, tha Florian Schmidt, banor i Berlinit.

    30 vjetori i rrëzimit të murit, është kohë feste… por edhe kohë që të reflektojnë ata që ndodhen nën hijen e tij./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Gjermania planifikon të dërgojë një sistem të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, por për dorëzimin dhe pranimin e tij do të duhen...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Zjarri në Zhelinë është vendosur nën kontroll, kështu ka informuar Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamet Ali. Ai ka falenderuar...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Një 32-vjeçar ka vdekur sot pasdite në shëtitoren e plazhit të Shëngjinit, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Viktima ishte duke...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Duket se “efekti Shqipëri”, në formatin e turizmit bregdetar, nuk ka më të njëjtën tërheqje. Ose më saktë, nuk po josh më...
    Lajme19 Korrik 2025
    Mbi 1 orë e 40 minuta janë pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi kufitar te Dheu i Bardhë....
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Pas disa ditësh kur vala e të nxehtit u zbut, kjo fundjavë ka rezervuar kushte të qëndrueshme atmosferike, që do të vijojnë...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 28-vjeçar me inicialet M.S. në Prishtinë, pas një kontrolli rutinë nga njësitë policore. Gjatë kontrollit,...
    Lajme19 Korrik 2025
    Zyrtarët e Komisionit Evropian shprehin shqetësim për faktin se në Kosovë ende nuk janë formuar institucionet, gjë që po vonon ratifikimin e...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj, janë takuar pasditen e sotme në lagjen Pejton të Prishtinës. Ndonëse...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.