×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    30 shpërthime me bombë gjatë dy muajve të fundit në Suedi

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Skuadra e çaktivizimit të bombave në Suedi janë thirrur në 30 shpërthime gjatë dy muajve të fundit dhe 100 deri më tani këtë vit, më shumë se dyfishi i numrit i regjistruar në të njëjtën periudhë në 2018-tën.

    Ky fenomen vjen në kohën kur është shtuar ndjeshëm shqetësimi mbi nivelet e dhunës nga bandat kriminale. Policia arrestoi tre persona gjatë fundjavës pas një shpërthimi në një bllok apartamentesh në qytetin jugor të Malmös paraditen e së premtes. Shpërthimi shkatërroi derën kryesore të ndërtesës dhe dritaret, e dëmtoi edhe rrugën përpara hyrjes.

    Brenda 24 orësh, ai do të pasohej nga dy të tjerë, njoftuan media lokale, e ka pasur edhe gjetke shkatërrime që kanë shenjestruar makina e kanë dëmtuar prona.

    “Ka 10 milion njerëz në Suedi dhe unë nuk kam gjetur ekuivalentin e këtij niveli shpërthimesh në ndonjë vend të industrializuar,” i tha radiotelevizionit publik SVT Ylva Ehrlin, një analiste me skuadrën e bombave, transmeton Tch.

    Shumica e eksplozivëve javë vendosur në qytete të mëdha, e 19 prej tyre kanë shpërthyer vetëm në Stokholm këtë vit, thotë “The Guardian”. Edhe pse deri tani askush nuk ka vdekur, autoritetet shprehen se rreziku që këto episode të shkaktojnë viktima, është i lartë. Ekspertët besojnë se qëllimi kryesor i tyre është frikësimi i bandave rivale./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer tha se legjislacioni i urgjencës po kthehet pas një dekade rënieje. Në një deklaratë të lëshuar, pasi oferta...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria e ka braktisur kryeministrin Edi Rama në prag të zgjedhjeve të 11 majit,...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Të tjera
    Lajme12 Prill 2025
    Sot, një lajm i rëndësishëm për shtetin e Kosovës erdhi nga Afrika, pas njohjes zyrtare të pavarësisë nga Republika e Sudanit. Ky...
    Bota/Rajoni12 Prill 2025
    Një avion i vogël me dy persona në bord është përplasur në një park pushimesh në Ishullin e Uajtit, kanë bërë të...
    Lajme12 Prill 2025
    Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 16.1% do të përfundojë në Gjykatë, pasi shoqëria civile...
    Sport12 Prill 2025
    Arsenali ka humbur terren të vlefshëm në garën për titull në Premier League, pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 1:1...
    Lajme12 Prill 2025
    Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar së fundmi një paralajmërim për qytetarët e saj për kërcënimin e terrorizmit në Austri. Sipas...
    Lajme12 Prill 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli e ka përgëzuar presidenten Vjosa Osmani për njohjen e Kosovës nga Sudani. Në një postim në Facebook, ai ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.