Një grup prej rreth 30 burrash të armatosur sulmuan një bankë në jug të Brazilit. Në një stil ushtarak, grabitësit shpërthyen eksplozivë dhe gjuajtën me armë drejt policisë, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona, njëri prej tyre ishte oficer policie.
Grabitja filloi pak para mesnatës së të hënës në qytetin jugor të Criciúma dhe zgjati gati dy orë, sipas një deklarate nga policia ushtarake në shtetin Santa Catarina.
Imazhe të tmerrshme të shpërndara në mediat sociale treguan 30 burra të armatosur që gjuanin me armë automatike në rrugët e qytetit, duke marrë peng dhe më pas duke u larguar me një kolonë makinash. Gjatë ikjes grabitësit lanë para të shpërndara nëpër rrugë, të cilat u rrëmbyen shpejt nga banorët, sikurse treguan pamjet televizive.
Policia njoftoi se deri më tani janë arrestuar 4 persona, që mblodhën një pjesë të faturave të letrës që u hodhën në tokë për shkak të shpërthimit.
Sipas autoriteteve lokale, grabitësit bllokuan rrugët për të siguruar arratisjen e tyre, duke terrorizuar banorët.