Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj SH.B nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht një 13 vjeçare.
“Më datë 7 mars në orët e mesditës, i pandehuri Sh.B., pasi qe e kishte marrë me veturën e tij të dëmtuarën – fëmijën 13 vjeçare, i pandehuri Sh.B., prek të dëmtuarën në këmbë afër gjurit dhe në pjesë të ndryshëm të trupit derisa e dëmtuara ishte e ulur në ulësen e parë të pasagjerit, dhe në një moment gjatë lëvizjes vetura ndalet nga patrulla e Policisë, ku edhe i pandehuri shoqërohet në Polici”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Ndër arsyet për masën e paraburgimit përmendet se nëse i pandehuri lirhet në liri mund të ndikojë tek fëmija si i dëmtuar apo edhe familajrët për të ndryshuar deklarimet apo edhe të fshihen provat, transmeton Klan Kosova.
Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi.