×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    30 ditë paraburgim ndaj policit Haris Kelmendi

    FrontOnline
    01 Shkurt 2021

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj policit Haris Kelmendi, i cili dyshohet se ka keqtrajtuar një qytetarë.

    “Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga neni 386 paragrafi 1, pika 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    Sipas gjykatës, të pandehurit H.K. gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për veprën penale Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike nga neni 195 paragrafi 1 të KPRK-së, pasi që e njëjta ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 paragrafi 1.1 dhe 1.2.2 të KPK-së.

    “Gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se masa e paraburgimit është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendet i pandehuri H.K. në liri mund ti asgjësojë, fsheh, ndryshoj apo falsifikoj provat e veprës penale duke ndikuar në dëshmitarët, pasi që në këtë vepër penale janë të përfshirë edhe zyrtarë tjerë policor dhe kjo tregon rrezik se nëse i pandehuri do të gjendet në liri mund të pengohet rrjedha e procedurës penale”, thuhet në njoftim.

    I pandehuri H.K. dyshohet se në cilësinë e personit zyrtar – zyrtar policor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare apo autoritetin.

    Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka reaguar pas përmendjes së tij nga Kryeministri Albin Kurti lidhur me debatet për doracakët për mësimdhënës...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku- Sadriu, ka reaguar pas videos së publikuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti përmes një video tha se doracaku për Edukimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.