Një 3-vjeçar ka rënë nga kati i dytë i një objekti në Vushtrri, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore.
Pas marrjes së ndihmës së parë në Vushtrri, i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitarë të Kosovës.
Lajmin për FrontOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“ Rreth orës 11;00, nga emrgjenca e spitalit në Vushtrri, është raportuar se një fëmijë i moshës 3 vjeçar, ka pësuar lëndime si pasoj e rënies nga kati dytë i një objekti! Pas ndihmës së dhënë fëmiu i lënduar është dërguar në QKUK, ”, ka thënë Zaiti për FrontOnline.
Ai shtoi se policia po merret me sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti./FrontOnline/