×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    3 të plagosur në Llapnasellë, policia arreston 2 persona

    FrontOnline
    03 Shkurt 2021

    Tre persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

    Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona.

    Kështu bëri të ditur për Front Online, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    Ahmeti tha se kjo ka ardhur pas një mosmarrëveshje brenda një restauranti, për shkak të mos ofrimit të shërbimeve pas orarit të kufizimit.

    “Mbrëmë rreth orës 22:00, është raportuar se në një restorant në Llapnasellë, ka pasur një mosmarrëveshje të momentit lidhur me shërbimin përtej kufizimeve të orarit në mes të disa personave dhe personelit të lokalit që për pasojë ka derivuar në një zënkë mes tyre ku është përdorur edhe arma e zjarrit”.

    “Menjëherë pas raportimit, njësitë relevante policore të mbështetura edhe nga specialistë për hetimin e rasteve të tilla si dhe atyre të ekzaminimit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha verimet e nevojshme policore me qëllim ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”.

    “Nga hetimi preliminar janë nxjerrë në pah dyshimet se të dyshuarit për të cilët dyshohet të ishin nën ndikim të alkoolit përderisa ishin si klient brenda restorantit në fjalë, për shkak të refuzimit të shërbimit nga ana e personelit të restorantit kanë eskaluar me veprimet e tyre, dhe për pasojë njëri nga ta nga jashtë restorantit ka shtënë me armë zjarri”.

    “Si rezultat i këtij veprimi, tre persona janë lënduar dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor. Dy nga ta janë liruar nga qendra mjekësore menjëherë pas trajtimit të marrë, përderisa njëri vazhdon trajtimin e mëtejmë. Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar katër të dyshuar lidhur me rastin”.

    “Dy nga të dyshuarit janë arrestuar përderisa dy të tjerë të identifikuar aktualisht janë në arrati. Të arrestuarve Xh. B, mashkull 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe A. L, mashkull 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës u është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për procedim të mëtejmë”.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, në një...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Vizita e...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti, e ka kujtur ish-pjesëtarin e UÇK-së Luan Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së tij. Ai tha se...
    Vip17 Nëntor 2024
    Driloni gjersa ishte duke qëndruar me Anisën e pyeti se sa lidhje ka pasur deri më tani. E ajo pati një përgjigje...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, reshje bore e me intervale me diell. Sipas...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa Bujqësore, ”Krusha”, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë e cila së fundit refuzoi aplikimin e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Një sulm izraelit ndaj një pallati shumëkatësh në Gazën veriore, shkaktoi dhjetëra dhe vrarë dhe të plagosur. Ndërsa ende nuk ka një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.