×
  • Lajme
  • Lajme

    3.4 miliardë transaksione me dollar gjatë një viti në Kosovë, dollari amerikan valuta kryesore për pagesa ndërkombëtare

    FrontOnline
    01 Shtator 2024

    Transaksionet me dollarë amerikan janë rritur për 71% gjatë vitit të kaluar në Kosovë (2023), në raport me vitin 2021.

    Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se vetëm gjatë vitit që lamë pas, pra vitit 2023, transaksionet me dollarë kishin arritur në 3 miliardë e 309 milionë dollarë, raporton Front Online.

    Në raport me dy vitet paraprake shihet një rritje e dukshme e transaksioneve me dollarë.

    Sipas të dhënave zyrtare nëse vitin 2022  transaksionet me dollarë kishin arritur vlerën e përgjithshme në 2,7 miliardë dollarë, deri sa në vitin 2021 transaksionet me dollarë ishin në rreth 2 miliardë euro.

    Për njohës së sektorit të ekonomisë në vend rritja e transaksioneve me dollarë amerikan është tregues i rritjes së shkëmbimeve ekonomike të Kosovës më vende aziatike, por edhe bashkëpunimit më të mirë ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Gërxhaliu: Dollari valutë kryesore për pagesa, ky shekull do të jetë i ekonomisë amerikane

    Safet Gërxhaliu, ish- kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njohës i mirë i rrethanave ekonomike në vend, thotë se viteve të fundit kemi një trend të ndryshimit të orientimit tregtar të Kosovës, pasi që partnerët kryesor nuk janë më vendet e Ballkanit Perëndimor, por janë vendet evropiane, e në veçanti vendet aziatike.

    Sipas tij, bazuar në të dhënat financiare shihet se importet nga Azia kanë trend rritje.

    “Përveç rritjes së dukshëm, pra dominimit të importeve kemi edhe një rritje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo dëshmohet me faktin se valuta kryesore për pagesë është dollari amerikan. Nëse bëhet një analizë më e thuktë shihet se ka një rritje të dukshëm në mbi 3 miliardë transaksione me dollar” ka thënë Gërxhaliu për Front Online.

    Më tutje ai thotë se dollari në Evropë është duke u fuqizuar gjithnjë e më shumë e kjo sipas tij tregon një stabilitet në SHBA dhe i cili do të reflektoj edhe në Ballkanin Perëndimor.

    Ish -kryetari i Odës Ekonomike thotë se në baza të parametrave aktual ky shekull do të jetë shekull i ekonomisë amerikane.

    Pas zgjedhjeve të këtij viti shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta kenë orientimin e saktë dhe dollari do të jetë edhe më i fortë.

    Kadriaj: Dollari ka siguri më të lartë në transaksionet ndërkombëtare

    Mustafë Kadriaj, njohës i mirë i rrethanave ekonomike në vend, thotë se dollari është i njohur si një valutë e transaksioneve ndërkombëtare, njeherit e tregtisë ndërkombëtare.

    Më tutje profesor Kadriaj tregon se dollari ka një siguri shumë të lartë në transaksionet ndërkombëtare.

    “Ne kemi edhe import të lart dhe mundet që një prodhues që eksporton në Kosovë të i dikton importuesit që  pagesën ta bëj më dollarë, sepse siç dihet dollari ka siguri më të lart në transaksionet ndërkombëtare”, thotë ai.

    Vlera e transaksioneve me dollarë amerikan

    2021:     1,996,239,503 $

    2022:     2,738,548,723 $

    2023:     3,409,647,399 $

     

    *Ky artikull u realizua nga mediumi “Front Online”, për dhe në kuadër projektit të gazetës online Reporteri.net: “Luftimi i dezinformimit dhe propagandës përmes Edukimit Medial për komunitetet joshumicë në Kosovë”, i financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e Departamentit të Shtetit.

     

     

     

     

     

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari pas tentativës së 17-të për konstituim të Kuvendit ka deklaruar se ka konsultuar me partitë...
    Kronika17 Maj 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Drenas mes një veture dhe trenit. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorin Mentor Tolaj në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Haradinaj thotë se Tolaj dallohej nga...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folir pasi ka dështuar për të 17-tën herë seanca për konstituimin e legjislaturës së nëntë të...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbëreshë Krasniqi, ka thënë se situata në të cilën fgjendet vendit, është tejet e pakëndshme dhe në dëm...
    Lajme17 Maj 2025
    As sot, për të 17-tën herë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk arritën ta bëjnë konstituimin e Kuvendit. Kësisoj, vendi vazhdon të...
    Lajme17 Maj 2025
    Ka nisur edhe tentativa e 17-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ka ftuar në konsultim...
    Lajme17 Maj 2025
    Deputetja Emilia Rexhepi, ka postuar një foto në profilin e saj në Facebook, ku shihet bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin...
    Lajme17 Maj 2025
    Elbert Krasniqi ka bërë të ditur se sot Grupi Multietnik u takua me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për të diskutuar rreth...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.