×
  • Lajme
  • Lajme

    28 vjeçari që u gjet i vdekur në stacionin e trenit në Fushë Kosovë është nga Komorani

    FrontOnline
    16 Prill 2021

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shprehur ngushëllime familjes Tahiraj me rastin e vdekjes së 28-vjeçarit nga Komorani, Albesian Tahiraj.

    “Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e të riut, Albesian Tahiraj. Në emrin tim dhe të komunës së Drenasit shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiraj, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur”, ka thënë mes të tjerash kryetari Lladrovci.

    Policia ka bërë të ditur për FrontOnline se një person me inicialet A.T, është gjetur i vdekur në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.

    “Sot rreth orës 01:00, në stacionin policor të Fushë Kosovës është hap një rast vdekje e dyshimtë. Rasti ka ndodhë mbrëmë rreth orës 23:30, në parking të stacionit të trenit në Fushë Kosovë.
    Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vetëvrasje të mundshme, policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – te ekzaminimit që do t’i ndihmonin hetimit të ngjarjes dhe sqarimit e ndriçimit të plotë të rastit”, tha zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti./Front Online/

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme15 Tetor 2024
    “Akt sabotimi me elemente terroriste”. Kështu e ka quajtur ndërmarrja Trainkos, veprimin e papërgjegjshëm të disa personave që vendosën gurë në shinat...
    Lajme15 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se kanë kërkuar që të mërkurën të...
    Lajme15 Tetor 2024
    Banorët e fshatit Shipitullë, të Komunës së Obiliqit, kanë protestuar sërish para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, me kërkesën për...
    Të tjera
    Lajme15 Tetor 2024
    Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka shpallur nisjen zyrtare të sezonit ngrohës 2024/2025 në kryeqytet, në një ceremoni që u mbajt në...
    Lajme15 Tetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka uruar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të anëtarësimit në BE. Osmani e cilësoi si moment historik....
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Koreja e Veriut ka hedhur në erë pjesët veriore të rrjetit rrugor ndërkorean që nuk ishin më në përdorim. Lajmi u bë...
    Lajme15 Tetor 2024
    Juristja e medias, Flutura Kusari ka publikuar emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit në RTK, në dy konkurset e fundit. Konkursi...
    Bota/Rajoni15 Tetor 2024
    Mijëra pjesëtarë të marinës amerikane dhe të Filipineve kanë nisur stërvitjet e tyre të përbashkëta dhjetëditore, një ditë pasi Kina kreu ushtrime...
    Sport15 Tetor 2024
    Ajo që fillimisht duhet të bëjnë futbollistët e kombëtares së Kosovës, padyshim që është fitorja e sotme ndaj Qipros në “Fadil Vokrri”....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.