Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të bëjë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 28 Nëntorit.
Sipas agjendës nga kryeministria, homazhet do të nisin në 15:30.
Ndryshe, shefi i qeverisë ishte në Vlorë ku iu bashkua festës në qytetin e ngritjes së flamurit krah kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit, Bajram Begaj.