Sot është përvjetori i 27-të i vdekjes së Princeshës Diana, e cila vdiq në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht të vitit 1997.
Ajo ishte martuar me Princin Çarls më 29 korrik të vitit 1981 kur ishte vetëm 19-vjeçare. Dyshja sollën në jetë dy fëmijë, por më pas filluan krizat në martesën e tyre.
Diana dhe Charles u divorcuan zyrtarisht në vitin 1996, me sugjerimin e Mbretëreshës Elizabeth II.
Pra, kur Diana vdiq, ajo nuk ishte më e martuar me Princin Çarls dhe kishte vetëm titullin e saj Princeshë Diana Spencer.
Por, për shkak se ishte aq e famshme dhe e dashur në mesin e publikut në Britani dhe në mbarë botën, asaj iu dha arkivoli kryesor i një mbretëreshe, ishte i veshur me plumb, pasi është një traditë që mbretërit britanikë janë varrosur në arkivole të tilla.