×
  • Lajme
  • Lajme

    27-vjeçarja që u godit nga vetura në Pejë në gjendje të rëndë, Drejtori i Emergjencës jep detaje

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Një 27-vjeçare është goditur sot me veturë në fshatin Qyshk të Pejës. Shkaku i lëndimeve të rënda, ajo është përcjellë për trajtim në Emergjencë në Prishtinë.

    Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, ka deklaruar për Reporteri.net se gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë.

    Ai ka bërë me dije se e njëjta është në sallë të operacionit.

    “Ajo është sjellë në Qendrën Emergjente, me traumë shumë të rëndë. Janë kryer ekzaminimet e duhura, është trajtuar gjer më tani në QE. Tani është në sallë të operacionit në QE nga ekipet kujdestare të anestezionit, Abdominale dhe Neurokirurgjisë. Gjendja është e rëndë dhe jo stabile”, ka deklaruar Syla për Reporteri.net.

    I dyshuar për këtë aksident është një zyrtar policor. Në njoftimin e IPK’së thuhet se ai ka qenë jashtë detyrës zyrtare dhe me veturë civile. I njëjti është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë për “rrezikim të trafikut publik”.

    “IPK është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me lëndime të rënda trupore në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë në fshatin Qyshk, ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 16:00 ku janë përfshirë një automjet (të cilën ishte drejtuar zyrtari policor jashtë detyrës zyrtare) dhe një këmbësore . Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit si dhe njësitet tjera relevante policore, përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin. Sinani tha se...
    Lajme05 Prill 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot për ngushëllime familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, i cili u vra...
    Lajme05 Prill 2025
    Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka aprovuar  pjesërisht ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit për konfirmimin...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Një aksident i rëndë duket se ka ndodhur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Në pamjet e ndara në rrjetin social Facebook, shihet se në...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit. Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar, teksa drejtonte një automjet...
    Lajme05 Prill 2025
    Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur nga grupi “Asnjë centë më shumë”, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu”...
    Lajme05 Prill 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e punëtorit nga shembja e dheut në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës. Lajmin...
    Lajme05 Prill 2025
    Nën thirrjet “gjysma rrogës rrymë” e “nuk jemi bankomat” ka nisur protesta e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protestuesit janë nisur...
    Lajme05 Prill 2025
    Numër i madh i qytetarëve kanë dal në protestën e sotme të thirrur në Prishtinë për të shfaqur kundërshtimin ndaj shtrenjtimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.