Sot janë bërë 26 vjet nga Masakra e Sllovisë së Lipjanit.
Atje më 15 dhe 16 prill, u masakruan mizorisht 45 njerëz, nga forcat e regjimit gjenocidal i Serbisë.
Presidentja Vjosa Osmani, me këtë rast tha se ata u vranë vetëm pse ishin shqiptarë.
“I kujtojmë me respekt jetët e pafajshme që u shuan në ato ditë. Kujtesa për ta është thirrje për drejtësi.Lavdi e përjetshme martirëve të Sllovisë!”, deklaroi Osmani.