×
  • Lajme
  • Lajme

    26 vjetori i bombardimeve të NATO’s, Abdixhiku citon Rugovën: Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Në 26 vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO’s, kryetari i LDK’së Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo ditë na kujton momentumin e ri të Kosovës në përpjekjen e saj shekullore për liri.

    “24 marsi i vitit 1999, na kujton momentumin e ri të Kosovës në përpjekjen e saj shekullore për liri, e po ashtu dhe përfundimin e vuajtjeve të popullit të shtypur në Kosovë. Kjo datë e intervenimit ushtarak të NATO-s shënon një momentum të ri për Kosovën e për përpjekjen shekullore për liri, i cili hapi shtegun e lirisë dhe në fund të pavarësisë së vendit.”

    Abdixhiku ka shtuar se qytetarët e Kosovës i mbesin gjithmonë mirënjohës botës perëndimore, SHBA-së me aleat, që përmes NATO-s dhanë shpresën, që populli e priti me vite.

    “Këtë ditë duhet ta kujtojmë sot e përherë, sepse 24 marsi i vitit 1999 është fundament i lirisë, e shtetësisë sonë. Mbi dy dekada më pas, përpjekja për të ndërtuar shtetin e Kosovës, shtet të drejtë, të fortë, të dinjitetshëm vazhdon. Sot vajzat e djemtë e Kosovës në uniformë ushtrojnë misione paqëruajtëse nëpër botë; dhe kjo në vete nderon të gjithë burrat e gratë e vendit dhe jashtë, që kanë bërë të mundur që 24 marsi të ndodhë.”

    Abdixhiku ka cituar Rugovën që thoshte: “Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA”.

    “Dhe, përtej intervenimit ushtarak kundër regjimit gjenocidialt ë Serbisë, 24 marsi është datë e lindjes së një aleance të re, e njëlidhje të natyrshme bindjesh dhe jo interesash –  aspiratat ndaj të cilës, populli i Kosovë i kishte shprehur, i shprehë dhe do t’i shprehë në vazhdimësi. Në fjalë të Presidentit Rugova, “Kosova shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE dhe me miqësi të përhershme me SHBA” ishte më shumë se qëllim; ishte udhërrëfim. Këtë udhërrëfim e ndjekim sot dhe ne. Jemi përjetësisht mirënjohës!”

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi Supremja refuzoi si të pathemelta të gjitha ankesat ndaj vendimeve të PZAP’së. Ai ka thënë...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka takuar përfaqësuesit e instituteve kryesore evropiane me të cilët ka diskutuar të ardhmen e Kosovës në...
    Lajme26 Mars 2025
    Komedianët e njohur rusë, “Vovan & Lexus”, kanë publikuar një video ku pretendojnë se kanë mashtruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke...
    Të tjera
    Vip26 Mars 2025
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Anisa Veseli, duket se ka siguruar realizimin e operacionit të nevojshëm për trajtimin e skoliozës. Përmes...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka rënë pre e dy rusëve të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte...
    Lajme26 Mars 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e cilësuar shqetësues dhe të papranueshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës për emërimin e Irfan Lipovicës...
    Lajme26 Mars 2025
    Një shqiptar nga Kosova në skenën politike gjermane Hamburg, 26 Mars 2025 — Sot, Nikollë Tunici, me prejardhje nga Kosova, është bërë...
    Lajme26 Mars 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e një mashtrimi nga disa rusë të cilët bëjnë video humoriste. Kurti, me pretendimin...
    Lajme26 Mars 2025
    Ish-presidenti Behgjet Pacolli ka thënë që lobimi për njohjen e Kosovës nga Kenia ka qenë i gjatë dhe i vështirë. “Lobimi në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.