-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    26 vjet nga mas*akra e Mejës, Abdixhiku: Çmimi i lirisë së Kosovës ka qenë çmim i vetë jetës

    FrontOnline
    27 Prill 2025

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar masakrën e Mejës në shënimin e 26-vjetorit të saj.

    Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur, Abdixhiku ndërlidhi që të dy ngjarjet, dhe tha se Kosova vazhdon të thërrasë për drejtësi dhe zbardhje të fatit të 1617 qytetarëve të zhdukur në luftën e fundit, transmeton Klankosova.tv.

    “Më 27 prill 1999, Kosova përjetoi një nga plagët më të rënda në historinë e saj, Masakrën e Mejës. Në atë ditë të rëndë, 376 civil shqiptarë, u morën mizorisht nga jeta nga forcat policore e ushtarake serbe, në një akt barbar që ka lënë dhimbje të pashuar në shoqërinë tonë. Aparati shtetëror serb organizoi izolimin e mbi 15 fshatrave, duke grumbulluar dhe ekzekutuar djemtë e burrat tanë para syve të familjarëve të tyre, në një pamje që as koha nuk do të mund ta fshijë nga kujtesa jonë. Dhimbja e të gjitha atyre familjeve është dhe dhimbje e jona; por mbi të gjitha është rikujtim i vuajtjeve të popullit të Kosovës për lirinë e sotme. Sot, gjithandej Kosovës japim nderimet e tona për civilët e vrarë e dëshmorët e rënë. Çmimi i lirisë së Kosovës ka qenë çmim i vet jetës – sikurse i 376 civilëve të Mejës”,ka shkruar Abdixhiku.

    “Sot, kemi dhe një detyrim shtesë. Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë, vazhdojmë të thërrasim për drejtësi dhe zbardhjen e fatit të 1617 qytetarëve tanë të pagjetur. Kosova s’mund të ecë përpara pa gjetjen e qetësisë për familjarët e të pagjeturve. Lavdi përjetësisht dëshmorëve të Masakrës së Mejës dhe të gjithë të rënëve gjithandej Kosovës!”

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, ku dështoi përpjekja e 23’të për konstituim....
    Lajme29 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konferenca do të mbahet në orën 10:00, në selinë e kësaj...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,  Ramush Haradinaj, ka reaguar shkurtimisht ndaj deklaratave të Fatmir Limajt, kryetarit të Nismës Socialdemokrate, i...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Lajme29 Maj 2025
    Në shënim të Ditës së Pavarësisë së Italisë, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi pritje për krerë shtetërorë, institucionalë, të partive politike...
    Kronika29 Maj 2025
    Dyshohet se një vajzë ka rënë nga lartësia e një ndërtese në Fushë Kosovës. Vajza është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike...
    Lajme29 Maj 2025
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka kritikuar Qeverinë në detyrë e cila po vazhdon të qëndrojë në objektet qeverisëse. Ai ka thënë...
    Lajme29 Maj 2025
    Një rast i rëndë i kanosjes ndaj një zyrtare të lartë të shtetit ka çuar në identifikimin dhe arrestimin e një personi...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.