Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell do të qëndrojë sot në Sarajevë për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë.
“Kreu i diplomacisë evropiane do të mbajë një fjalim dhe do të takohet me udhëheqësit e lartë boshnjakë, duke filluar me anëtarët e Presidencës tripalëshe”, raportuan mediat rajonale.
Objektivi i vizitës së Borrellit është të riafirmojë mbështetjen për perspektivën e integrimit evropian të vendit ballkanik, një proces që po ecën përpara shumë ngadalë për shkak të konflikteve të vazhdueshme midis tre etnive të vendit.