Një video nga një ndejë në Hagë është bërë virale. Në Twitter është shpërndarë videoja e ndejës brenda një lokali ku plot mysafirë vallëzojnë, kërcejnë mbi tavolina dhe shihen duke pirë.
Në përshkrimin e videos është thënë: “Numërimi deri të mbyllja e pjesshme. Skenë nga Haga 25 minuta para futjes në fuqi të rregullave të reja”.
Videoja për 24 orë është shikuar 1.2 milion herë.
Videoja është bërë të mërkurën mbrëma, ndërkohë që nga sot në Holandë vlejnë rregulla të reja sa i përket lëvizjes për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me koronavirus.