17 ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, mbi 25 milionë amerikanë kanë votuar tashmë personalisht ose me postë.
Këto janë të dhënat më të fundit nga US Election Project, publikuar nga Universiteti i Floridas.
”Këto janë numra rekord në kohë pandemie”, shpjegojnë ekspertët.
”Shumica e votuesve po zgjedh votimin e hershëm, sidomos me postë, për të shmangur turmat ose radhët shumë të gjata në qendrat e votimit më 3 nëntor”, theksojnë ata.
Në zgjedhjet e vitit 2016, në këtë datë, 17 tetor, kishin votuar 6 milionë amerikanë.