×
  • Lajme
  • Lajme

    245 persona të shëruar nga Coronavirusi në Kosovë

    FrontOnline
    20 Gusht 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se janë regjistruar edhe 158 raste të reja me Coronavirus, raporton Front Online. 

    Po ashtu sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 245 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve nga koronavirusi në Kosovë është 7.929 raste.

    Njoftimi i plotë: 

    245 TË SHËRUAR DHE 158 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 38 raste, komuna Gjilan 29 raste, komuna Gjakovë 13 raste, komuna Pejë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Kaçanik, Mitrovicë, Podujevë, Shtime dher Skenderaj.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka takuar sot bashkëlutëtarët e tij nga...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për RTK-në, ka treguar arsyet pse nuk ishte për vizitë tek krerët e UÇK-së...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Vlora Çitaku nga PDK, ka shkruar për intervistën e Kurtit në RTK, i cili e mbrojti ish-Kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, anipse...
    Të tjera
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Ka vdekur personi që u goditur nga një veturë në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Shipol. Viktima ishte duke e drejtuar biçikletën...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Dogana e Kosovës do të përmbyllë vitin 2024 me të hyra prej mbi 1 miliard e 823 milionë euro për buxhetin e...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur edhe për arsyet e mosvizitës së tij në Hagë, tek ish-krerët e UÇK-së. Ndonëse mbi...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për qeverisjen e tij katërvjeçare. Për herë të parë kryeministri Kurti foli për Gjykatën Speciale,...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Lidhur me sulmin seksual që po dyshohet se ndodhi në Gjilan ndaj një femre, dy persona janë ndaluar për 48-orë. Këtë e...
    Lajme30 Dhjetor 2024
    Një person ka humbur jetën pasi u godit nga makina në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, teksa po ngiste biçikletën. Klan...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.