22 nxënës dhe 2 mësimdhënëse kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 në këtë shkollë.
Tani mësimi në këtë shkollë do të vazhdojë online për 14 ditët e ardhshme.
Njoftimi i plotë:
05.11.2020 (E enjte)
Të nderuar prindër, nxënës dhe mësimdhënës!
Në vazhdën e hulumtimit aktiv dhe mbikqyrjes së situatës epidemiologjike, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka bërë testimin e vazhueshëm te mësimdhënësve/nxënësve në SHFMU “Ismail Qemali’ Prishtinë, ku kanë rezultuar raste pozitive.
Me këtë rast, ju njoftojmë se shkolla jonë prej ditës së nesërme kalon nga skenari A (prani fizike në shkollë) në skenarin C (mësimi në distancë-online).
Nga nesër, mësimi për ciklin e lartë fillon nga ora 10:00 sipas orarit të cilin e kemi zbatuar derime tani, mirëpo tani orën e kemi 30min e cila do te mbahet në platformen E-SHKOLLORI, ndërsa cikli i ulët mësimin e fillon nga ora 13:30 përmes platëormes ZOOM!
Per ndryshimet e radhes, ju njoftojme me kohe!
Ne emer te drejtorise se shkolles ju urojme shendet juve dhe femijeve tuaj!