24 pacientë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës po trajtohen me oksigjeno terapi, derisa të hospitalizuar janë 34.
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se 18 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 3 janë negativë, 10 po i presin rezultatet.
“18 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 3 pacientë të konfirmuar negativ, 10 pacientë presin rezultate, 3 pacientë pritet të testohen, 24 pacientë me oksigjeno terapi, 2 pacientë në CPAP maskë”, thuhet në njoftimin e spitalit.