×
  • Opinione
  • Opinione

    24 orët e fundit tregojnë gjithë jetën e Sali Berishës

    Mero Baze
    26 Dhjetor 2023

    Nga: Mero Baze

    Ka diçka të pazakontë në gjithë mënyrën se si Berisha po e pret vendimin e Gjykatës për arrest me burg në shtëpi, deri 24 orë para marrjes së vendimit.

    E gjithë retorika e tij dhe inskenimi i dialogut që bën me publikun, përqendrohet tek fakti që “ai nuk e lëshon PD”, që “ai do ta drejtojë atë dhe nga qelia më e thellë”, që “ai do të jetë deri në vdekje kryetari i partisë”, që “familja e tij ka të drejtë të jetë trashëgimtare e partisë”, që “asgjë nuk e ndal atë nga të qenit kryetar” etj.

    Pra 24 orë para një vendimi të rëndësishëm në jetën e tij fizike dhe politike, shqetësimi i tij, madje përbetimi i tij, është që nuk do ta lëshojë karrigen.

    Zakonisht një politikan i rëndësishëm, por dhe një njeri i zakonshëm, para vendimesh të tilla ka një qasje më normale për të ardhmen. Është normale të kundërshtojë vendimin, është normale madje dhe ta refuzojë zbatimin e tij, është normale ta pranojë dhe të reflektojë mbi çfarë ka ndodhur, por është anormale që të vetmin hall që ka, është se mos i merr njeri karrigen e pushtetit që mban me dhunë prej 33 vjetësh.

    Do të mjaftonte vetëm kjo fotografi e Sali Berishës 24 orë para arrestimit të tij, për të kuptuar se çfarë ka qenë motiv i jetës së tij dhe çfarë ka të shtrenjtë në këtë jetë ai njeri.

    Sot ai tregon në të vërtetë se përse ka qenë në politikë, përse ka zaptuar PD qysh më 1991, duke zbuar fillimisht Azem Hajdajrin e më pas të gjithë me radhë nga Neritan Ceka i pari e tek Lulzim Basha i fundit.

    Kjo qasje e tij tregon pse ai për atë karrige dogji Shqipërinë më 1997, ju kundërvu instiucioneve të shtetit më 2008 kur i biri varrosi 26 vetë të gjallë për të vjedhur në Gërdec dhe pse ishte gati të shkatërronte Shqipërinë vetëm për të mbrojtur krimin e 21 janarit, i cili ia afroi makthin e rrëmbimit të karriges tek dritarja e zyrës.

    Kjo qasje e tij tregon pse ai u bë armik i madh i SHBA, Britanisë së Madhe dhe botës perëndimore për hallin e tij.

    Mënyra se si ai po mbrohet dhe po përbetohet 24 orë para arrestimit, është një koncentrat i jetës së tij 33 vjeçare në politikë, është një fotografi reale, një autoportret i tij, për çfarë ideali ka hyrë në politikë dhe përse këmbëngul të rrijë deri në vdekje.

    Për atë karrige!

    Ndaj mos pyesni se çdo të ndodhë kur të arrestohet ai. Bashkë me të do të jetë në arrest shtëpie dhe partia e tij. E pastaj në varr bashkë me të.

    Shpresa për një opozitë të re, nuk është brenda atyre mureve apo varrit të tij të ardhshëm. Aty do të mbetet “mumja” e balsamosur e ish- PD.

    “Krishti” i ri i opozitës nuk do të lindë kurrë brenda atyre mureve. Nëse do të lindë!

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Opinione16 Maj 2024
    Shkruan: Ditmir Bushati Ashtu siç pritej zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut rikthyen në pushtet partinë konservatore VMRO-DPMNE. Ajo siguroi...
    Opinione15 Maj 2024
    Nga Adri Nurellari Në botën tonë të trazuar, ku konfliktet dhe tensionet gjeopolitike shpesh dominojnë titujt e mediave, dialogu dhe përpjekjet për...
    Opinione15 Maj 2024
    Nga Albert Prenkaj  Me Deklaratën e Göttweigut të 23 qershorit 2023 të shtat (7) vendeve të BEsë, dalin angazhime shtesë për bashkëpunim...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2024
    Emisari i posaçëm i ish-Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka dhënë një koment mbi letrën që tre liderët evropianë, kancelari...
    Lajme16 Maj 2024
    Ambasada e Italisë në Kosovë, ka bërë të ditur se me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi, ambasadori Antonello De Riu, pati një...
    Lajme16 Maj 2024
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës sonte bashkë me ambasadorin...
    Bota/Rajoni16 Maj 2024
    Ministrat e financave të G7 po përgatiten të mbështesin një plan të BE-së për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse...
    Lajme16 Maj 2024
    Opinionisti Bekim Çollaku, është shprehur sonte se letra e dërguar nga kryediplomatja Donika Gërvalla-Schwarz, për zotimin për themelim të Asociacionit, është fyerje...
    Vip16 Maj 2024
    Pas gjithë thashethemeve për një ndarje mes çiftit, duket se Lumbardhi po i jep fund. Ai ka postuar në instastory video me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.