Këngëtarja me renome botërore, Dua Lipa, duket se po kalon kohën më të mirë me familjen e saj dhe shoqërinë në Shqipëri.
Ata kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë, përkatësisht të njëjtin lokacion në të cilin i realizuan edhe vitin e kaluar pushimet verore.
Dua vazhdimisht ua ka prezantuar ndjekësve të saj në rrjetet sociale vendet bregdetare të Shqipërisë ditëve të fundit.
Pasditen e së premtes, artistja 26-vjeçare publikoi të tjera fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihej mjaft e relaksuar në pozat nga bregdeti.