×
  • Kronika
  • Kronika

    23-vjeçari kapet me 27 kartëmonedha e municion në Kaçanik

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Shoqërohet në polici një person në Kaçanik , dyshohet për falsifikim të parasë dhe armëmbajtje pa leje

    Një person është ndaluar dhe shoqëruar në polici në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Kaçanik, nën dyshimet për veprat penale “Falsifikim i parasë” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armëve”.

    Ngjarja ka ndodhur më 24 prill 2025, rreth orës 03:50, në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik, ku njësitet policore kanë ndaluar një veturë të tipit Seat me targa vendore, e cila drejtohej nga i dyshuari B. R., 23 vjeç

    Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 27 kartëmonedha prej 100 dollarësh, të gjitha me numër serik të njëjtë, të dyshuara si të falsifikuara. Pas intervistimit në stacionin policor në Kaçanik dhe konsultimeve me prokurorin kujdestar, është iniciuar rasti “Falsifikim i parasë”.

    Në vijim të veprimeve hetimore, është realizuar një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Han të Elezit, ku janë gjetur dhe sekuestruar municion i ndryshëm, mjete të mprehta, një boks hekuri, një shkop bejzbolli si dhe një shkrepëse në formë arme. Për këtë është iniciuar rasti i dytë “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armëve”.

    Nga Rubrika
    Kronika31 Maj 2025
    Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin se nuk deklaroi në kufi të hollat. Policia ka bërë...
    Kronika31 Maj 2025
    Në Morinë është arrestuar 30-vjeçari kosovar, V.M., nën dyshimin se ka trafikuar lëndë narkotike. Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari u arrestua...
    Kronika31 Maj 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të fqinjit...
    Të tjera
    Sport31 Maj 2025
    Llapi është skuadra që qëndron në Superligë, pas fitores në penallti ndaj Vushtrrisë në ndeshjen e barazhit. Gjithçka ishte e barabartë deri...
    Lajme31 Maj 2025
    Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook, ka uruar ish kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli...
    Lajme31 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mosvotimi i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të Kosovës nuk ka të bëjë...
    Lajme31 Maj 2025
    KFOR ka njoftuar se komandanti i Komandës Rajonale Perëndim kolonel Francesco Errico, ka udhëhequr ceremoninë e dhënies së medaljeve për kontingjentet nga...
    Lajme31 Maj 2025
    Maratonës së dështimeve të seancave për konstituimin e Kuvendit të Kosovës sot iu shtua edhe një numër. Gjithsej u bënë 24 përpjekje...
    Bota/Rajoni31 Maj 2025
    Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.