23 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.
Nga spitali bëjnë të ditur se 19 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa gjashtë ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Aktualisht po trajtohen 23 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.