Ish-konkurrenti i programit “Pop Idol” dhe ylli i teatrit Darius Campbell Danesh është gjetur i vdekur në dhomën e tij të banesës në ShBA në moshën 41-vjeçare, njoftoi sot familja e tij.
Këngëtari dhe aktori u gjet në Rochester, Minesota, më 11 gusht – edhe pse shkaku i vdekjes mbetet i panjohur, shkruan DailyMail.
Danesh bëri ofertën e tij të parë për famë në shfaqjen e kanalit ITV, “Popstars” në vitin 2001 me interpretimin e tij të çuditshëm të “Baby One More Time” të Britney Spears.
Ai nuk arriti të hynte në grup, por vitin e ardhshëm u shfaq në edicionin e parë të “Pop Idol”, i cili u fitua nga Will Young.
Artisti skocez vazhdoi të krijojë një karrierë të suksesshme teatrore, duke u shfaqur në Çikago si “Billy Flynn” në dy shfaqje të produksionit, si dhe “Guys And Dolls”, “Gone With The Wind” dhe më shumë në “West End”.
Ai jetonte në ShBA dhe ishte në një lidhje me aktoren kanadeze Natasha Henstridge, filmat e së cilës përfshijnë hitin fantastiko-shkencor “Species”.
Çifti u martua në vitin 2011 në San Ysidro Ranch në Santa Barbara, Kaliforni, por që atëherë ishin divorcuar.
Duke iu përgjigjur lajmit për vdekjen e tij, aktorja Carrie Hope Fletcher shkroi sot në Twitter: “Ky është një lajm kaq i trishtuar” dhe publikoi një emoji me zemër të thyer.
Në deklaratën e familjes thuhet: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Darius Campbell Danesh. Darius u gjet pa shenja jete në shtrat në dhomën e tij të banesës në Rochester, Minesota, më 11 gusht dhe u shpall i vdekur pasdite nga zyra e ekzaminuesve mjekësorë lokalë”.
“Departamenti i policisë lokale ka konfirmuar se nuk ka pasur shenja të qëllimit me armë apo rrethanave të dyshimta. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij të papritur, ndërkohë që vijojnë ekzaminimet mjekësore”.
“Ne kërkojmë që ju të respektoni me dashamirësi dëshirat tona për privatësi në këtë kohë, ndërsa ne pajtohemi me humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tonë”.